Teksa e gjithë bota është alarmuar nga Covid-19 dhe vdekja e dhjetëra mijëra njerëzve prej kësaj sëmundjeje, ka dhe persona që e shikojnë atë në mënyrë pozitive.
Angela Schlegel, një 36-vjeçare, e cila u shtrua në spital për 11 ditë pasi u infektua nga koronavirus, mjekët gjatë trajtimit i zbuluan se ajo kishte një problem serioz në zemër. Ishte trajtimi në kujdesin intensiv që bëri të mundur për mjekët që të dallonin se gruaja kishte edhe probleme me zemrën, gjë që nuk e kishte ditur më herët.
“Më thanë se zemra ime nuk funksiononte ashtu siç duhet. Virusi korona më shpëtoi jetën në terma afatgjatë, por në terma afatshkurtër për pak sa nuk më vrau.”- tha ajo për BBC.
Mjekët kanë bërë me dije se është mësuar se problemi që Schlegel ka në zemër mund të dëmtojë disa sisteme organesh në trup duke përfshirë edhe disa pjesë të zemrës mushkërive dhe sistemit nervor.
Vetë Angela tregoi se ka shkuar shpesh në spital për probleme me astmën për dy vite, por nuk kishte asnjë lloj ideje se problemin e kishte pasur në zemër.
“Nëse problemi në zemër nuk do të ishte zbuluar, unë thjesht mund të kisha vdekur,”- tha ajo./arkiva.fjala.al/