Kryetarja LSI, Monika Kryemadhi në përfundim të mbledhjes me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur me mediat ku ka treguar detaje.
Kryemadhi është shprehur se duke parë situatën do të vijohet me aksionin opozitar, pasi sipas saj situata është shumë e keqe.
“Bëmë një azhornim për të gjitha situatat, krijuam një strategji për vijimin e mëtejshëm për vijimin e aksionit opozitat. Treguam shifrat dhe të dhënat që kemi për situatën e e pandemisë, bëmë që të fillojmë me hapat e mëtejshëm të aksionit opozitat”, u shpreh Kryemadhi.