Mariah Carey është shfaqur në ballkonin e shtëpisë së saj në Nju Jork për të falenderuar prej andej punonjësit në vijë të parë në luftë me koronavirusin.

Diva e muzikës pop është shfaqur e qeshur, ndjeshëm e qetë dhe e relaksuar nga ditët e pushimit. 50-vjecarja tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve me rrobdëshanin e saj ngjyrë rozë e me flokë të kapur thjeshtë.
Bashkë me të ishte edhe i dashuri i saj prej disa vitesh tashmë, balerini Bryan Tanaka. Ata duartrokitën për ata që në këto ditë pandemie kanë qenë në vijën e parë të luftës me koronavirusin, duke i shërbyer qytetarëve në rrugë dhe pacientëve në spitale, duke thënë se luten për shëndetin dhe sigurinë e tyre.
Burimi: Dailymail, Përshtati: arkiva.fjala.al/