Një video-fotograf, i cili ka punuar ngushtësisht me Meghan Markle përpara se ajo të njihej me princin Harry, zbulon se prej vitesh aktoren e kishin cilësuar si “princesha” për shkak të sjelljes së saj të vështirë dhe shumë kërkuese në shesh-xhirim.
Sipas kameramanit, Meghan kishte vendosur rregullat e saj strikte në set, duke nisur nga rregulli i parë: askush nuk duhej të filmonte këmbët e saj. Dhe në fakt këmbët e 38-vjeçares u vunë në qendër të vëmendjes gjatë turit mbretëror në Zelandën e Re, kur fotografët pikasën një shenjë në njërën këmbë, nga një operacion që ajo i ishte nënshtruar vite më parë.
Madje edhe në fotot zyrtare që Dukesha e Sussex realizon, duhet që fillon t’i aprovojë vetë ajo dhe më pas të publikohen, pasi siç zbuloi vetë Meghan në një intervistë, ajo i urren këmbët e saj. Mbulimin e këmbëve, aktorja 38 vjeçare e ka kthyer tashmë në një mision në çdo dalje publike./arkiva.fjala.al/