Presidenti Ilir Meta duke folur për përplasjen e tij me kreun e KED-së Ardian Dvorani ka ironizuar këtë të fundit nëse e ka mbaruar apo jo mandatin e dytë, pasi mandati i parë i ka mbaruar në 2014.
“Nuk kam parë ende zyrtarisht një vendim të KLGJ. Kjo është një çështje tepër elementare, edhe një student i juridikut që e ka marrë notën 5 pa mik e ka të qartë. E vetmja gjë që mbetet e paqartë është nëse zotëria në fjale e ka mbaruar mandatin e dytë apo jo, meqë mandati i parë i ka mbaruar që në 2014. Nuk kemi të bëjmë me një individ por me integritetin e Gjykatës së Lartë”, u shpreh Ilir Meta për Ora News.