Një 36-vjeçare shprehet se infektimi nga koronavirusi i ka shpëtuar jetën. Sipas saj, kur mjekët zbuluan Covid-19 ata gjithashtu gjetën se ajo kishte një pjesë të pa diagnostikuar të zemrës.
Angela Schlegel u shtrua në spital pas 11 ditësh simptomash të koronavirusit.
Dhe gjendja e saj në zemër – për të cilën mjekët thanë se mund të ishte fatale – doli në dritë ndërsa ajo ishte në kujdesin intensiv në Spitalin Royal Brompton të Londrës. Lidhur me këtë, 36-vjeçarja ka thënë: “Thjesht nuk mund ta besoja ndërsa më thanë që zemra ime nuk po funksiononte ashtu siç duhej”.
Ajo fillimisht ishte dërguar në Chelsea dhe Westminster Hospital, më 22 mars, ku skanimet treguan lëng rreth mushkërive dhe zemrës së saj.
Schlegel u transferua në Royal Brompton dhe u diagnostikua me eosinophilic granulomatosis me polyangiitis (EGPA)- një gjendje që mund të dëmtojë sisteme të ndryshme organesh në trup, përfshirë zemrën, nyjet, mushkëritë dhe nervat, transmeton BBC.
Schlegel tha që ajo ishte kishte vizituar mjekun duke menduar se kishte astmë për dy vjet, por nuk kishte “ide se zemra ime ishte në telashe”.
“Nëse EGPA do të lihej e pa diagnostikuar unë mund të isha e vdekur. Koronavirusi po vinte trupin dhe zemrën time nën një stres dhe mjekët thanë se kjo kishte përshpejtuar EPGA-në time. Kjo më shpëtoi jetën në afat të gjatë, por në afat të shkurtër koronavirusi gati më vrau. Schlegel, e cila kaloi pesë javë në spital, e përshkroi stafin që e trajtoi atë si “të jashtëzakonshëm”.