Kim Jong Un, mund të ketë ‘inskenuar’ vdekjen e tij në mënyrë që të kuptonte nëse do të tradhtohej nga ekipi i tij në Korenë e Veriut, ka thënë Sky News Australia.
Javën e kaluar kudo në mediat botërore qarkulluan lajme se lideri i Koresë së Veriut kishte ndërruar jetë gjatë operacionit në zemër. Këto thashetheme ranë poshtë kur lideri supreme u shfaq në një inagurim të një fabrike javën e kaluar.
James Marrow, moderatori i cili hodhi këtë hipotezë tha se ‘zhdukja e Kim Jong Un’ ka qenë një ‘manovër klasike staliniste’ për të parë se si do të reagonte publiku.
Rishfaqja e liderit të Koresë në qendër të vëmendjes ka shkatërruar besueshmërinë e mbrojtësve të profilit të lartë të cilët kishin thënë se Kim Jong vuante nga një sëmundje kërcënuese për jetën ose kishte vdekur./Burimi: Express