Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë masën burg pa afat për tre të autorët e grabitjes së ndodhur në 30 prill në fshatin Qinam të Tiranës.
Për dy vëllezërit Ndriçim dhe Durim Bami dhe organizatorin e grabitjes, Jani Aruçi u dha masa arrest me burg.
Pasi lidhën kryefamiljarin, nën kërcënimin e armës, ata i vodhën familjes së ish-partneres së Jani Aruçit morën 400 mijë lekë të vjetra. Ndërsa pas ngjarjes Policia sekuestroi mjetin e përdorur në ngjarje, si dhe një nga dy armët e përdorura nga autori.
Nga kontrollet që u kryen në Zall Herr, dhe u shtruan në fshatrat Grec dhe Tapizë. Gjyqtarja që u mor me çështjen në fjalë është Armela Hasantari, ndërsa përfaqësues i organit të akuzës, Albert Demirneli. Jani Aruçi, i cili ishte organizator i grabitjes, është ish-dhëndër në familjen në të cilën u bë grabitja.arkiva.fjala.al/