Janë konfirmuar 3 raste të reja me koronavirus në Krujë, dy prej personave kanë pasur kontakte me një punonjës fasonerie në këtë qytet.
Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: Në Fier 3 të prekur, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë.
Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga Covid-19 shkon në 832.
Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë 206 persona.