Nga Spitali Infektiv ku po trajtohen të sëmurët me koronavirus, vjen një lajm i mirë. Një grua e cila ishte prekur nga koronavirusi ka fituar betejën me sëmundjen.
Sipas Spitalit Infektiv më herët është dërguar me autoambulancë një tjetër grua e shëruar nga Shkodra, ndërsa pritet që po sot të shkoje në banesë edhe një tjetër paciente nga Durrësi.
Gruaja shfaqet gjithashtu edhe në videon e News 24, ku ajo hipën në ambulancë, ndërsa do të transportohet drejt shtëpisë së saj. Kujtojmë se në vendin tonë janë zbuluar 832 raste me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 31 persona.