Shkencëtarët italianë pretendojnë se kanë zhvilluar një vaksinë që mund të neutralizojë koronavirusin, Covid-19.
Testet e kryera në Spitalin Spallanzani të sëmundjeve infektive të Romës gjeneruan antitrupa në minj që punojnë në qelizat njerëzore.
“Kjo është faza më e përparuar e testimit të një vaksine kandidate të krijuar në Itali,” tha Luigi Aurisicchio, i CEO i Takis, kompania që po merret me trajnimin.
“Sipas Spitalit Spallanzani, me sa dimë ne jemi të parët në botë deri më tani që kemi demonstruar një neutralizim të koronavirusit nga një vaksinë,” tha ai.
“Ne presim që kjo të ndodhë edhe te njerëzit.”
“Testet te njerëzit priten të provohen kësaj vere.” tha Z. Aurisicchio.
Ai shtoi: “Ne jemi duke punuar shumë për një vaksinë të ardhur nga kërkimet italiane, me një teknologji gjithëpërfshirëse dhe inovative, të testuar në Itali dhe të vihet në dispozicion të të gjithëve. Për të arritur këtë qëllim, ne kemi nevojë për mbështetjen e institucioneve dhe partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë që mund të na ndihmojnë të përshpejtojmë procesin.”
Pas një vaksinimi të vetëm, minjtë zhvilluan antitrupa të aftë për të bllokuar virusin nga infektimi i qelizave njerëzore, pohoi z. Aurisicchio.
Ai tha që studiuesit vëzhguan se pesë kandidatë për vaksina gjeneruan një numër të madh antitrupash dhe përzgjodhën të dy me rezultatet më të mira.
Kandidatët për vaksina u bazuan në materialin gjenetik të proteinës së ADN-së “spike” që koronavirusi përdor për të hyrë në qelizat njerëzore.
Testet e rradhës do të bëhen për të kuptuar se sa zgjat përgjigja imune.
Javën e kaluar, ekspertët e Universitetit të Oksfordit thanë se rezultatet e para të provave për vaksinat kundër koronavirusit mund të jenë gati deri në mes të qershorit.
Institucioni gjithashtu njoftoi një partneritet të ri me gjigantin farmaceutik britanik-suedez AstraZeneca.
Prova te njerëzit mbi vaksinën e zhvilluar në Institutin Jenner të universitetit filluan muajin e kaluar, me qindra vullnetarë për të qenë pjesë e studimit./Burimi: The Indipendent