Ylli Hollywood-it Tom Cruise, do të realizoj shumë shpejt projektin e tij më të ri i cili do të jetë në bashkëpunim NASAn. Lajmin e ka konfirmuar administratori i NASAs, Jim Bridenstine, me anë të një postimi të ndarë në rrjetin social Twitter.
“NASA është e entuziazmuar të punojë me Tom Cruise për një film në bordin e Stacionit Hapësinor, ne kemi nevojë për figura të njohura për të frymëzuar një gjeneratë të re inxhinierësh dhe shkencëtarësh për t’i bërë realitet planet ambicioze të NASAs”.
Bridenstine nuk dha më shumë detaje por Cruise thuhet se po punon me CEOn e Teslas dhe sipërmarrësin e SpaceX, Elon Musk për të realizuar filmin e parë të xhiruar në hapësirë. Tom mund të fluturojë në hapësirë në anije kozmike të kompanisë, Crew Dragon.