Vijon të rritet bilanci i të infektuarve me Covid-19 në botë. Sipas ‘Worldometers’ deri tani janë infektuar saktësisht 3,872,589 persona.
Numri i viktimave ka shkuar në 267,897.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 75,558 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 30,615, Italia me 29,958 viktima, Spanja me 26,070, dhe Franca me 25,809.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,633.
Në Shqipëri janë shënuar 31 viktima dhe janë infektuar 842 persona.
Në botë numërohen 1,327,610 të shëruar, të cilët kanë arritur të mposhtin virusin e rrezikshëm.