Një studim britanik ka zbuluar se koronavirusi po shfaq një sindromë të re inflamatore dhe vdekjeprurëse në disa fëmijë.
Sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock tha javën e kaluar se ishte shumë i shqetësuar nga një alarm i ngritur nga shërbimi shëndetësor i vendit.
Studimi në tetë raste të fëmijëve të shtruar në kujdesin intensiv me sindromën inflamatore të lidhura me koronavirus zbuloi se të gjithë të rezultuan pozitivë për antitrupat e virusit – duke treguar se ata më parë kanë pasur Covid-19, shpesh pa shfaqur simptoma.
Ekspertët thanë se studimi, botuar në The Lancet, mbështet mendimin se virusi është shkaku.
Fëmijët, nga katër deri në 14 vjeç, të gjithë u trajtuan në kujdes intensiv në Spitalin e Fëmijëve Evelina London në mes të prillit. Një djalë 14-vjeçar më parë i shëndetshëm, vdiq pasi u shtrua në kujdesin intensiv.

Shtatë nga tetë ishin obezë dhe gjashtë ishin me prejardhje Bame (zezakë, aziatike dhe me etnitete të tjera). Të gjithë kishin ‘ethe jo të vazhdueshme, skuqje dhe dhimbje të ekstremiteteve të përgjithësuara’, të vjella dhe diarre.
Një tipar i zakonshëm klinik ishte inflamacioni i zemrës dhe enëve të gjakut, gjë që bëri që një fëmijë të ketë një ‘aneurizma gjigante koronare’.
Shkencëtarët thanë se kjo ngriti mundësinë që simptomat të jenë pjesë e një reagimi të vonuar imunitar ndaj infeksionit te fëmijët.
Studimi, i udhëhequr nga pediatri konsulent Dr Shelley Riphagen, tha që edhe 12 fëmijë të tjerë me simptoma të ngjashme janë trajtuar./Burimi: Daily Mail /Përshtati: arkiva.fjala.al/