Mungesa e kushteve të sigurisë i ka kushtuar jetën një punëtori në Tiranë. Shtetasi me iniciale M.P., 63 vjeç, po punonte në një pallat në ndërtim, kur është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme.
Ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në zonën e Fushës së Aviacionit në kryeqytet.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.