Presidenti i FSHF u ankua publikisht se nuk po arrin të ndërtojë një urë komunikimi si duhet mes institucionit që ai drejton dhe qeverisë shqiptare, për të vendosur hapat e mëtejshëm për situatën e pandemisë. Futbolli është pezull e po kështu edhe planet e Dukës. Pas njoftimeve në drejtim të ministrisë që duket se nuk janë përfillur, FSHF kërkon një derë “dytësore”duke trokitur në presidencë.
Kënaqësi të prisja Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, i cili më njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur. Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend. Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti” thotë Meta.
Presidenti i Republikës, “goditi”kështu një top të ngritur nga FSHF në ajër, duke çuar sferën në fushën e qeverisë. Por edhe pse me një protokoll të ngjashëm me atë të bundesligës për futbollin, qeveria ende nuk ka dhënë lejen për të rinisur stërvitjet, e aq më pak nëj datë për ndeshjet.
Me vetëdijen se FSHF është para një limiti të vendosur nga UEFA deri në 25 Maj, Duka kështu kërkon ndihmën e Ilir Metës. UEFA imponoi një datë për të vendosur nëse do të rinisin kampionatet apo do të anulohen, por këtë FSHF duhet ta bëjë brenda 25 Majit. Në një skenar tjetër, FSHF ka gati titullin në tavolinë, për Tiranën kryesuese.