Në valën e parë të pandemisë dhe pranë një vendi ku shpërtheu coronavirus, Koreja e jugut fillimisht u mendua si një prej shteteve që do regjistronte faturën më të lartë të viktimave nga Covid-19, e në Azi nuk mendohej futbolli. Por kaopionati vendas nisi këtë fundjavë pas plot 69 ditësh por e bëri këtë në një atmosferë surreale.
Asnjë tifoz, mediat të reduktuara dhe stafi në minimumin e tij. Kampionati koreano jugor që u përfol se do niste në 29 mars, startoi këtë fundjavë me ndeshjen e K-League mes kampionëve në fuqi të Jeonbuk Hyundai Motors dhe rivalëve të Suëon Samsung Blueëings. 90 minuta gjithsesi të forta në Jeonju Ëorld Cup Stadium, që ishte bosh për shkak të masave të sigurisë për coronavirus.
Para nisjes së ndeshjes, dy skuadrat i drejtuan një përshëndetje dhe duartokitje virtuale stafit mjekësor të impenjuar në betejën ndaj Covid-19. Ndërkohë në shkallët e impiantit korean shihej “C U soon Stay Strong” (“Shihemi së shpejti, qëndroni të fortë) drejtuar tifozëve që i ndiqnin nga shtëpia përmes Youtube dhe Tëitter. Për kronikë, ndeshja u mbyll 1-0 për padronët e shtëpisë, me golin e Lee Dong-gook.