Plot 38 vjet më parë, një të shtunë të 8 majit 1982, Gilles Villeneuve humbi jetën në Zolder në provat zyrtare të Çmimit të Madh të belgjikës që kishte pasuar garat në San Marino dhe Imola, një episod që kujtohet sot me trishtim nga të apasionuarit e Formula 1. Me 68 gara dhe 6 suksese, këto mjaftuan që ti hapnin Villeneuve portat e një dimensioni të rezervuar për pak pilotë , atë të mitit….edhe pse nuk mori kurrë një titull
Fitoret në sport tregojnë shumë por jo gjithçka, dhe Gilles Villeneuve vdiq kështu, vetëm 32 vjeç. Trashëgiminë e tij e mori përsipër ta mbante djali Jacques, që në Formula 1 kaloi një dekadë garash, fitoi 11 të tilla dhe arriti në 1997, të marrë në shtëpi, fronin e kampionit të botës që babai nuk kishte mundur kurrë ta merrte. arkiva.fjala.al/