Italia vazhdon të vuajë nga tragjedia e koronavirusit. Përgjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 243 persona si pasojë e Covid-19. Ndërsa shifra totale e viktimave ka arritur deri më tani në 30 201.
Në këtë mënyrë, Italia bëhet kështu vendi i tretë në botë që e kalon një shifër të tillë, duke iu bashkuar SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
Ndërkaq, 1 327 raste të prekur me koronavirus janë shënuar gjatë ditës së sotme, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 217 185 persona.
Në Itali të sëmurë aktivë janë rreth 95 mijë pacientë, ndërsa mbi 90 mijë të tjerë kanë mposhtur koronavirusin.