
Vetëm këtë javë thashethemet për vdekjen e Kim Jong-un morën fund me shfaqjen e diktatorit korean në publik, por thuajse në çdo rast, detajet për takimet apo historitë rreth tij tërheqin vëmendjen e publikut. kështu ndodhi dhe me yllin dhe legjendën e Chicago Bulls, Dennis Rodman këtë fundjavë….
Ish basketbollisti i NBA rrëfeu miqësinë aspak të zakonshme me liderin koreano verior dhe udhëtimin në vendin aziatik në 2013.

Duke folur në podcastin e ish boksierit Mike Tyson, në rrjetin Hotboxin’, ai tha: “Kur më kërkuan të shjkoj në Korenë e veriut, thashe pse jo! po shkoj për një dorë basketboll dhe për autografe…Nuk e dija vërtet se çfarë do gjeja atje. E çmendur totalisht” tha Rodman.
‘Kur takova për herë të parë Kim Jong Un, isha me skuadrën e Harlem Globetrotters dhe disa njerëz më kërkuan ti ndjek. Mendova…po më çojnë në burg por doli diçka tjetër. U ngjitën në disa karrige mbretërore, rreth 20 prej tyre, dhe pamë rreth 22 mijë koreanë që na duartrokisnin. më pas nisëm një karaoke me vodka lumë, dhe u dehëm keq u bëmë… Kam parë gjithçka. Kam parë raketa e shumë të tjera” tha Rodman.