Giorgio Chiellini cilësoi Felipe Melo dhe Mario Balotelli si dy nga futbollistët më të këqinj në karrierën e tij, madje brazilianin e vendosi “on top” telk lista aspak e lakmuar e negativëve. Por nuk mungoi dhe përgjigjja e Felipe Melo, me një goditje të ngjashme.
“Kur isha në Torino, kurrë nuk mungova në respektimin e njerëzve aty, futbollistëve, drejtuesve, dhe Juventusit në përgjithësi. Por në këtë pikë e hoqa respektin për Chiellini. Thotë që rrezikonte sherr prej meje, por duhet të dijë pse e bënte në brekë… Ndoshta ky mbrojtës është ende i mërzitur sepse kur shkova te Galatasaray, eliminova Juventus nga Champions League, e kjo u djeg” tha Felipe Melo. Ose ndoshta sepse fitoi Inter, dhe Chiellini nuk ka fituar asgjë në arenën ndërkombëtare” tha Melo.