Me dhjetëra klube futbolli po përballen prej më shumë se 3 muajsh me krizë financiare për shkak të pandemisë, por askush nuk është në nivelin e Portos. Gjiganti europian që ishte kthyer në një fabrikë të prodhimit të lojtarëve e shitjes së tyre me çmime stratosferike, tani rrezikon “fundosjen” dhe asgjësimin e markës, si kurrë në histori.
Pezullimi i futbollit për shkak të shpërthimit të pandemisë ka dhënë efekte drastike te klubi më i famshëm portugez, Porto. Tani duhen 100 milionë Euro për tu injektuar në skuadrën luzitane para 30 qershorit. Në të kundërt është “Dita e Qametit”.
Edhe para krizës financiare në 2008, Porto ishte klubi më i prekshëm në Europë nga kriza pasi borxhi i Portos arriti në 250 milionë Euro. Arsyeja për kaq shumë borxh është se “Dragons” mbijeton falë kredive të mëdha bankare dhe të ardhurave të tjera mbi të cilat nuk ka kontroll, siç janë të drejtat televizive. këto të fundit janë cënuar nga stopi. Një tjetër “sforco” është rënia në hierarkinë vendase dhe dështimi për tu futr në grupet e Champions. Çfarë ndodh tani! Klubi ka informuar agjentët e lojtarëve, se të gjithë janë në shitje….