Përballja e munguar e Ligës së Kampioneve mes Juventus dhe Lyon, ka një datë të saktë, por në mesin e kalendarit sfilitës, do të jetë një masakër për dy klubet franceze. Jean-Michel Aulas, presidenti i Lyon njoftoi se 7 Gushti do të jetë dita kur torinezët dhe formacioni transalpin të luajnë ndeshjen e kthimit në Champions League.
“Ndeshja ndaj Juventus është e konfirmuar për në 7 Gusht, në Torino dhe pa tifozë” tha biznesmeni që ka në pronësi Lyon, për rrjetin televiziv RTL Foot. Aulas nënvizoi shqetësimin e tij të madh pavarësisht se Lyon ka një avantazh 1-0 nga ndeshja e parë.
“Nëse beteja jonë ligjore për të mos anuluar Ligue 1, nuk do ketë përfundim pozitiv, Olympique Lyon dhe PSG do masakrohen nga skuadrat që kanë një përgatitje fizike më të mirë se tonën. Kjo është e paevitueshme” tha Aulas. Ai nuk e përtyp dot vendimin e qeverisë për të anuluar kampopnatin. Veç Juve dhe Lyon, do luajnë në Champions në 1/8 edhe Napoli e Barcelona, Manchester City e Real Madrid, Chelsea e Bayern Munich.
UEFA ndërkohë, mohoui datën e 7 Gushtit që pretendon Lyon, duke nënvizuar se ende nuk është caktuar kalendari, dhe se për këtë do vendoset në samitin me klubet. arkiva.fjala.al/