Skuadra e futbollit italian Milan, komunikoi për të gjithë publikun se nuk ka asnjë rast pozitiv me coronavirus, të paktën nga sesioni i parë I testeve të zhvilluara në Milanello. Ekipi kuqezi nuk raportoi raste të reja, por presidenti Scaroni tha se disa lojtarë janë drekt shërimit.
“Në bazën e tamponëve të parë mes futbollistëve, dhe stafit ndihmës e atij teknik, nuk gjetëm gjurmë të Covid-19. Skuadra do të vazhdojë programin individual të stërvitjes dhe në ditët në vijim do kompletohet “screening” mjekësor për të gjithë ata që do jenë në dispozicion të trajnerit deri në fund të sezonit” thuhet në njoftimin e Milan.
Praktikisht kush e kalon testin, do mbetet “i burgosur” dhe me kufizime kontaktesh deri kur të mbyllet serie A. Ndërkohë Paolo Scaroni, presidenti kuqezi në ndërhyejen në ”WarRoom”, një format virtual në web i organizuar në Romë, tha se Maldini dhe djali i tij janë mirë, e po kështu disa lojtarë të rinj të prekur më parë. arkiva.fjala.al/