Dikur shoqe të ngushta njësoj si burrat e tyre futbollistë, të cilëti shinin në stadiumet më prestigjioze të botës…tani në dyert e gjykatës për akuza që nuk kanë të bëjnë aspak me sportin më popullor në glob. Coleen Rooney dhe Rebekah Vardy po impenjohen në një betejë virtuale që vazhdon prej muajsh në “shoëbiz” britanik.
Coleen, 34 vjeç, gruaja e sulmuesit Rooney, akuzon 38 vjeçaren Rebekah se ka zbuluar në shtyp, histori intime dhe personale, e për këtë ka prova. Samiti i fundit mes tyre, që si për ironi të fatit ndodhi virtualisht, nuk solli asnjë konsensus, dhe Coleen e ka çuar rastin në gjykatë.

“Është një turp që po ndodh kështu por Coleen ka shumë fakte dhe ajo nuk është e frikësuar të tregojë gjithçka edhe në gjykatë” thotë një burim pranë vajzës që shoqëron Rooney prej dekadash. Konflikti nisi Tetorin e kaluar, kur Vardy thuhet se zbulonte detaje nga jeta dhe historia rozë e çiftit Rooney, e madje ra në një grackë virtuale në rrjetet sociale të ngritur nga Coleen.
Lufta e grave ka lënë shenja dhe te bashkëshortët pashmangshmërisht. Rooney dhe Jamie Vardy nuk flasin, por mbetet për tu parë nëse kalendari do tu rezervojë një ndeshje bashkë, njëri trajner lojtar te Derby County, e tjetri te Leicester City. A do t’i japin dorën njëri tjetrit?
