Fati e deshi që një i ri premtues në futbollin italian, të provojë dhe kampionatin shqiptar të futbollit. Matteo Ortolani, sulmuesi 19 vjeçar i Dinamos, një roman i lindur në gusht 2000, i cili ka si idhullin e tij Totti, i cili luajti në ekipin e të rinjve te Milan dhe që mbërriti në Shqipëri pasi veshi fanelat e Cuneo, Ternana dhe grekët e Armchairnakos, rrëfeu eksperiencën në vendin e Shqiponjave, përvojën e tij në Shqipëri.
“Fati deshi që unë të njoh presidentin e Dinamos në Tiranë, i cili më dha mundësinë të provoj veten time, një mundësi që unë nuk e shëprdorova duke shënuar menjëherë e duke bindur klubin të më jepte një kontratë. Në Itali kam patur pak shanse, për fat të keq meritokracia nuk shpërblehet, prandaj kam pasur këtë mundësi me Dinamon. Vendosa të transferohem jashtë vendit për të realizuar ëndrrën time. Me Dinamon firmosa një kontratë tre vjeçare dhe jam i lumtur me këtë zgjedhje” tha Ortolani.
Talenti nga Apeninet, rrëfeu gjithashtu si po e kalon periudhën e izolimit në vendin tonë. “Për fat të mirë në Shqipëri, ishin me të vërtetë të shpejtë për të bllokuar gjithçka, për të shmangur infeksionet dhe përhapjen masive. Presidenti i klubit, Marco Pontrelli, na ka mbrojtur në mënyrën më të mirë, duke vendosur dhomat e hoteleve në dispozicion për ne që vijmë nga jashtë. Personalisht, unë e konsideroj atë një baba të dytë dhe është vërtet e vështirë të takosh njerëz të tillë në botën e futbollit” tha sulmuesi 19 vjeçar.
Por cilat janë karakteristikat e tij: “Më pëlqen të luaj në limitin e offside, pasi jam shumë shpejt dhe me këmbët e mia menaxhoj situatën mjaft mirë. Filippo Inzaghi është sigurisht një burim frymëzimi. Por idhulli im është Francesco Totti, ai është futbolli dhe kur flas për të, më shndrisin sytë” tha Ortolani.
