Qeveria e futbollit europian i ka kujmtuar klubeve në kosovë se programi i saj ndihmës nuk nënkupton që paratë do të “derdhen lumë”. HatTrick është krejtësisht diçka tjetër nga ajo çfarë kuptuan në Superligën e goditur nga kriza për shkak të pandemisë. Federata e Futbollit e Kosovës tha se UEFA ka sqaruar situatën e fondeve të saj për federatat anëtare nëpërmjet programit HatTrick, duke u dhënë fund spekulimeve në media dhe rrjete sociale të disa personave nga klubet e futbollit në Kosovë.
Ekipet elitare në Superligë, pretendonin për fonde nga UEFA, duke e keqinterpretuar Raportin Financiar të UEFA-s 2018/2019. Rreth pretendimeve të klubeve se u takojnë mjete shtesë, pasi disa prej drejtuesve të klubeve të Superligës që prej kohësh janë bërë opozitë e FFK-së, kanë kërkuar nga federata që t’u japë atyre para nga fondi i UEFA-s, pasi mendojnë se u takojnë edhe nga 600 mijë euro me programin e solidaritetit.
Megjithatë, në shkresën e UEFA-s nga Thierry Favre shpjegohet se qartë se klubet e kanë keqinterpretuar pasqyrën financiare dhe nuk i takojnë financa shtesë përveç atyre që kanë pranuar nga federata.
