Ish futbollisti finlandez Jari Litmanen fitoi simpatinë e miliona tifozëve gjatë karrierës së tij me fanelën e Ajax, Barcelonës dhe Liverpool, e madje u bë protagonist me kombëtaren nordike në shumë fushata finalesh. Ai ishte një prej personazheve që coronavirus nuk e kurseu, por fatmirësisht mbijetoi pa pasoja.
I konsideruar si futbollisti më i mirë i të gjithë historisë në Finlancdë, ai rrefeu në një “podcast” sesi kaloi periudhën e errët.
“Kurrë më parë nuk isha ndjerë në një gjendje fizike kaq të keqe sa këto 4 javët e fundit. Kisha temperaturë shumë të lartë, kisha dhimbje koke dhe nuk prekja dot muskujt. Këtyre iu shtuan problemet me frymëmarrjen dhe thuajse çdo gjë” tha Litmanen në “podcast” të një kompanie bastesh. Periudhën e konvaleshencës 49 vjeçari e kaloi në Estoni, por tani beson se e ka kaluar dhe nuk do rikthehet më, nën “kthetrat” e coronavirus.