Mposht 3-2 Borusian e Dortmundit dhe i jep trofeun e 5-të në 40 ndeshje trajnerit Hansi Flik.
Bajernit i Mynihut është konfirmuar si i pandashëm, pasi skuadra bavareze i ka dhënë trajnerit Hansi Flik trofeun e 5-të në vetëm 40 ndeshje, duke triumfuar 3-2 të mërkurën në mbrëmje në Superkupën e Gjermanisë ndaj Borusias së Dortmundit.
Korentën Toliso i ka kaluar bavarezët në epërsi pas 18 minutash lojë. Tomas Myler ka dyfishuar epërsinë e Bajernit 14 minuta më pas.
Por Julian Brandt shënoi për Dortmundit në minutën e 39-të, me skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1 në favor të vendasve.
Ha’alandi barazoi shifrat në 2-2 për Borusian e Dortmundit në minutën e 55-të. Ndërsa golin vendimtar e shënoi Xhoshua Kimih, në minutën e 82-të, duke rikthyer Bajernin në epërsi.
Bajerni i Mynihut fiton kështu 3-2 ndaj Borusias së Dortmundit dhe bën të vetin, për herë të 8-të, një rekord më vete ky, Superkupën e Gjermanisë./Bl.Ba/Fjala.al