Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,po vazhdon takimet me biznesin vogël.
Ditën e sotme Basha ka shkuar në Durrës, ndërkohë që ka takuar përfaqësues të bizneseve të vogla ku ka shpjeguar edhe 5 pikat që PD-ja do të ndejkë për të përballuar pasojat e pandemisë.
Kreu i demokratëve ka theksuar se plani i PD-së nuk është shpikje por domosdoshmëri që nuk ka lidhje me zgjedhjet por duhet zbatuar deri në fillim të prillit.
Lulzim Basha paralajmëron se në tetor-nëntor rënie ekonomike do të thellohet prandaj që tani duhe zbatuar plani i opozitës me 5 pika pasi nuk bëhet fjala për luks, por për bukën e gojës së qytetarëve. /Ra.My.Fjala.al/
