Policia Helene ka arrestuar 26 të mitur të akuzuar për grabitje me dhunë, kanosje dhe 22 prej tyre identifikohen si shqiptarë. Banda kryente veprime në disa zona të Athinës si: Thiseio, Sheshi Laou, sheshi Syntagma etj.
Raportohet se banda nëpërmjet dhunës kryenin grabitje dhe iu merrnin të miturve të tjerë celularët, paratë dhe sendet me vlerë.
Dy prej të miturve po hetohen dhe për trafikim të substancave të ndaluara. Operacioni dhe shkatërrimi i bandës u bë nga nën-drejtoria e Policisë së Atikit.
Anëtaret e kësaj bande të miturish janë dërguar në prokurorinë e Athinës, nën akuzat e krijimit të organizatës kriminale, dëmtim personi, grabitje, armëmbajtje. Fl.St/Fjala.al