Një person është vënë në prangat e policisë së Tiranës, i kapur me 4 kilogramë kanabis sativa.
I arrestuari është 32-vjeçari Desart Demaj, i cili u vu në pranga gjatë një kontrolli të policisë.
I dyshuari dyshohet se lëndën narkotike e kishte bërë gati për shitje.
Prangosja e tij u bë gjatë një kontrolli nga policia, ndërkohë që ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim./Bl.Ba/Fjala.al