Aleksandr Melkumyan ka mbetur në një tokë të përgjakur jashtë shtëpisë së tij në fshatin Martuni në Nagorno Karabak.
Familja e tij etnike armene është goditur nga një predhë artilerie, më 27 shtator.
“Atë ditë në mëngjes, ata bombarduan këtu”, thotë Melkumyan, duke treguar tokën e lagur me gjak. “Këtu ndodheshin vjehrra ime, gruaja ime dhe fëmija im 1 vjeç e 7 muajsh”.
“Fëmija 7-vjeçar i fqinjit tim u vra. Vjehrra ime u vra. Gruaja ime u plagos dhe u dërgua në një spital në Stepanakert”, thotë Melkumyan.
Dy gra të tjera të fshatit janë plagosur dhe janë dërguar në një spital, 40 kilometra larg, në kryeqytetin e rajonit të shkëputur të Azerbajxhanit, Stepanakert.

“Shikoni atje, këpucët e tyre janë ende atje”, thotë Melkumyan, duke qarë.
“Gruaja ime e plagosur ishte shtrirë pikërisht këtu. Fëmija im i vogël ishte shtrirë këtu. Vjehrra ime këtu, e vdekur. Fëmija 7-vjeçar ishte shtrirë i vdekur atje. Dy fqinjët e mi mbeten atje të plagosur. Pastaj, predhat goditën shtëpinë dhe hambarin. Kështu nisi mëngjesi ynë”, rrëfen Melkumyan.
Të nesërmen, derisa predhat vazhdonin të binin në Martuni, artileria e forcave etnike armene goditi disa fshatra të kontrolluar nga Azerbajxhani në qarkun Tatar, në veri të Stepanakertit.
Pjesa më e madhe e Tatarit ka qenë nën kontrollin e forcave separatiste armene qysh në vitin 1994, kur Azerbajxhani dhe autoritetet de facto të Nagorno Karabakut kanë arritur një armëpushim, që i ka mundësuar rajonit të shërbejë si “tampon zonë” përgjatë Vijës së tensionuar të Kontaktit.
Në pjesët e këtij qarku, të kontrolluara nga Azerbajxhani, shumica e fshatarëve janë evakuuar kur luftimet në “konfliktin e ngrirë” kanë shpërthyer përsëri më 27 shtator.
Një ditë më vonë, më 28 shtator, predhat e hedhura nga forcat armene po zbarkonin në fshatin Shikharkh. Zyrtarët azerbajxhanas thanë se dy civilë u vranë atje, kur predha goditi një ndërtesë shumëkatëshe në fshat.
Një predhë tjetër goditi një ndërtesë që shpërndan ngrohjen për ndërtesat e banimit në Shikharkh.

Akuza dhe kundërakuza
Evropa e lirë raporte të shumta për viktima civile edhe në fshatra të tjerë në dhe përreth Nagorno Karabakut, si dhe përgjatë kufirit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Ministria e Jashtme e Armenisë thotë se viktima e parë civile në tokën armene, që nga fillimi i luftimeve, është regjistruar më 29 shtator, kur qyteti Vardenis është sulmuar nga artileria e Azerbajxhanit.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka thënë se sulmi ishte në përgjigje të bombardimeve nga një njësi artilerie e ushtrisë armene në Vardenis, e cila kishte në shënjestër rajonin Dashkesan, brenda Azerbajxhanit.
Armenia dhe autoritetet de facto të Nagorno Karabakut i kanë përshkruar luftimet si një "sulm të shkallës së plotë" nga Azerbajxhani.
Armenia e ka mohuar këtë pretendimin të BakusëNë fakt, edhe Armenia, edhe Azerbajxhani e kanë akuzuar njëri-tjetrin për të shtëna në territoret e tyre, larg Nagorno Karabakut. Ru. Do/ arkiva.fjala.al/