Ajet Ramcaj është një nga mbështetësit më të fortë të Partisë Demokratike në këto 30 vjet. Pjesë e lëvizjes studentore në vitin 1990 ai ka qenë aktiv në politikë por pa qenë në parlament. Së fundi u duk që Ramcaj mund të ishte edhe kandidat për deputet por dje ai ka marrë vendimin për të mos kandiduar. Këtë e ka bërë publike në faqen e tij në facebook.
Po cila është arsyeja? Sipas Ramacajt, është niveli i ulët arsimor dhe i formimit ia tyre që kandidojnë sipas tij. Kujtojmë që Ramcaj ka qenë një nxënës ekselent në shkollë. Ai deklaron se një pjesë e atyre që kandidojnë për deputetë në PD janë me diploma të blerë në universistetet private. Ai tregon edhe një histori personale që ka ndihmuar dikë për ti blerë një diplomë në një univeristet privat. Kjo është akuza e parë e rëndë për kandidatët për deputetë të Partisë Demorkratike që nga nisja e procesit të përzgejdhjes nga Komisionit I Vlerësimit të Kandidatëve. Më poshtë statusi i plotë i Ajet Rramcajt.
Statusi i plotë i Ajet Ramcajt:
Një nga arsyet përveç të Madhes që nuk pranova që shokë e miq të më kandidonin për Kandidat për Deputet asht edhe një Korrupsion që kam ba dikur ka viti 2012 me sa mbaj mend.
U futa mik atëhere tek nji Pronar Universiteti për nji diplomë për dikë që nuk e donte për mu ba deputet e ministër po as zyrtar i madh në nivel Drejtori.Ai dikush thuajse nuk e përdori fare atë Diplomë se e la Shqipninë para 6 vitesh por mu kujtua tash kjo histori se sa pashë nja 2 nga nja 10 emra zyrtarësh të naltë e deputetësh që mi kish kallxu pronari i Universitetit që kshtu ua kish ba edhe atyne Diplomën.Se di quhet aktiv a pasiv Korrupsioni im por unë pagova 3500 Euro atëherë për kët gja.
A e dini se sa shumë janë zyrtarët e naltë shqiptarë deri në rrang Deputeti e Ministrash me Diploma të bleme në Universitete Shtetërore e Private.