Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka komentuar letrën e presidentit Trump drejtuar kryeministrit Rama.
Kim është shprehur nëpërmjet një postimi në Twiteer që Trump falënderon Ramën për lidershipin në Ballkan.
“Pata nderin t’i dorëzoja kryeministrit Edi Rama një letër të Presidentit të SHBA, Donald Trump, që e falënderonte për udhëheqjen në Ballkan dhe Evropë, refuzimin e praktikave abuzive të Kinës dhe mbështetjen e normalizimit ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe marrëveshjen e Abrahamit. Krah për krah”, ka shkruar Kim./Jo.Be/Fjala.al
