Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyeusus, një organ të cilin presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka kritikuar për trajtimin e pandemisë COVID-19, i ka përcjellë urimet e tij më të mira Trumpit dhe gruas së tij, Melania, pasi ata rezultuan pozitivë për koronavirus.

“Urimet e mia më të mira Presidentit DonaldTrump dhe Zonjës së Parë për një shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Tedros Adhanom Ghebreyeusus në një Tweet.

Shtetet e Bashkuara, ish-donatori kryesor i trupit me bazë në Gjenevë, kanë thënë se kanë në plan të tërheqin dhe ndërpresin fondet, duke thënë se OBSH ndodhej “shumë afër” Kinës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump kanë rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.
Ai këtë e ka bërë të ditur në një postim në Twitter.
Presidenti amerikan po ashtu ka njoftuar se do të jenë në karantinë dhe do të nisin procesin e shërimit menjëherë. Ru. Do/ arkiva.fjala.al/