Presidenti Meta po zhvillon komunikimin e tij trë përjavshëm me gazetarët. Ai us hpreh gjatë fjalës së tij se financat e vendit po rëndohen nga Paditë e investitorëve të huaj në Gjykatën e Arbitrazhit.
“Nisur nga padia e një investitori i huaj që kërkon 100 mln euro nga Shqipëria në gjykatën e Arbitrazhit dua të them se kjo është kthyer në një shqetësim dhe rrezik për financat dhe ekonominë shqiptare.
Në këto muaj ku ekonomia nuk po e merr dot veten nga 2 tërmete dhe pandemia e covid 19 dhe kur po rritet cdo ditë borxhi ekonomik papërgjegjshmëria po vë në rrezik financat e vendit. Që në datën 13 korrik 2020 i kam kërkuar Avokaturës së Shtetit të më informojë për situatën që reflektohët me rritje të cështjeve, detyrimeve të shtetit shqiptar që shkojnë deri në 100 mln euro për vetëm një cështje në arbitrazh. I kam kërkuar llogari shtetit për ;ështjet ku Shqipëria është e paditur në arbitrazh, shërbimet e përfaqësimit dhe konsulencës, pagesat e kryera prej tyre, numrin e cështjeve të fitura dhe të humbura në arbitrazh dhe ekfektin financiar, pra detyrimi që duhet të paguajë shteti shqiptar, të dhëna mbi faktin se se deri më sot nuk ka referuar avokatura në organet përkatëse çështjet e humbura për dëmin që i është shkaktuar shtetit.
Deklaratat e kryeministrit kanë luajtur një rol thelbësor në vendimmarrjen e gjykatave që rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve. Mosdhënia e informacioneve ka zgjatur për më shumë se 2 muaj e gjysmë. Në 14 shtator i dhashë mundësi të dytë Avokaturës së shtetit për këtë informacion edhe pse ishin në shkelje të Kushtetutës. Heshtje e plotë. Kjo nuk vjen nga papërgjegjshmëria as nga paaftësia por është përpjekje e hapur për të fshehur informacionet për çështjet e humbura. Ja ku përsëritet skenari edhe me Kurum”, tha presidenti Meta.