Vetëm pak kohë nga ndarja e Scott Disick nga Sofia Richie, rrjeti po zien sërish nga lajmet e fundit.
Teksa të gjithë po mendonin se Scott ishte rikthyer me mamanë e fëmijëve të tij, Kourtney Kardashian, fotot e fundit që po qarkullojnë tregojnë të kundërtën.
Scott tashmë po shoqërohet me dikë që nuk është as Sofia, as Kourtney!

37-vjeçari është fotografuar në Malibu me një femër misterioze, që duhet ta pranojmë se dukej shumë seksi!

Dyshja nuk i ka shpëtuar dot paparacëve, teksa zbritën nga makina e tij dhe ecën krah njëri-tjetrit.
Ende nuk dihet kush është vajza në fjalë, por ylli i realityshoë-t e ka shijuar në maksimum shoqërinë e saj. Ka.Li/fjala.al

