I projektuar në komunizëm, por ende i parealizuar deri më sot, Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me homologun e tij kosovar, Abdullah Hoti, zbuloi lajmin se nesër firmoset me SHBA-në marrëveshja për Skavicën dhe projekti do të financohet nga amerikanët.
“Nesër me SHBA firmosim një marrëveshje për Skavicën që do financohet nga SHBA . Vullnet dhe gjest fantastik i SHBA për t’i shprehur vendit tonë se çfarë ka arritur, se çfarë ka bërë në këtë periudhe që shprehen dhe në letrën që më erdhi mua”, theksoi Rama.
Rama dha edhe një tjetër lajm të mirë. Kryeministri tha se “SHBA kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respiratorë, pjesën e ‘luanit’ t’ja japin Shqipërisë. Këtë i them me kënaqësi të madhe, është një ëndërr e pritur”, – theksoi kryeministri Edi Rama.
“Sfida jonë e përbashkët”, tha Rama, – “është reforma e sistemit elektroenergjetike në administrim të përbashkët. Për shumë vite dhe në shumë raste kritike ka pasur barrën të administrojë financat e Kosovës. Diversifikimi i burimeve është një shans shumë i madh”- theksoi ai.
Ndërkohë që nesër në Tiranë pritet të mbërrijë një ekspert në fushën e energjitikës nga Departamenti Amerikan i Shtetit./Bl.Ba/Fjala.al