Shumë persona thonë se nuk e hanë dot specin djegës, sepse u shkakton djegie në stomak… asgjë më të gabuar nuk mund të ketë se sa kjo thënie, pasi në shumë vende të botës çaji i kamomilit bëhet me pluhur speci djegës dhe mjaltë për ta ëmbëlsuar.
Natyrisht nuk u këshillohet me tepri fëmijëve deri në moshën 12 apo 13 vjeçare, pasi nuk duhet të abuzojnë me mukozën e stomakut, por speci djegës është çudibërës.
Siç informon noa.al, një studim i fundit i Chinese University of Hong Kong tregon se speci djegës shërben si kurë për parandalimin e infarktit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, pasi ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe lehtëson qarkullimin e gjakut.
Në vijim theksohet se konsumimi i specit djegës ul nivelin e kolesterolit dhe ndihmon njerëzit që vuajnë nga diabeti më mirë se insulina.
Gjithashtu speci djegës është i njohur për vetitë e tij në aktivitetin seksual dhe në sistemin tretës, por veçojmë edhe rolin e tij më se të veçantë si kurues dhe lehtësues i sëmundjes së kancerit. Ka.Li/fjala.al