Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 544 mostra të analizuar kanë rezultuar pozitiv 53 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 15.758.
Për fat të keq kanë humbur jetën 3 qytetarë nga Covid-19 duke e çuar numrin total të viktimave në 630.
Lajmi i mirë është se janë shëruar 56 pacientë.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast Deçan, Gjilan, Malishevë, Prizren, Suharekë dhe Viti.