Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të dërgohet në qendrën spitalore të ushtrisë amerikane, në Walter Reed pranë Uashington-it, për të marrë një trajtim mjekësor të specializuar ndaj Covid-19.
Njoftimin e ka bërë Shtëpia e Bardhë përmes zëdhënëses Kayleigh McEnany e cila gjatë deklaratës për shtyp u shpreh: “Presidenti është me humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka vazhduar punën gjatë gjithë ditës. Nisur nga synimi për të qenë mëse të sigurt dhe të kujdesshëm dhe bazuar në rekomandimet e mjekut të tij personal dhe të ekspertëve të shëndetit, presidenti do të punojë për disa ditë të ardhshme nga zyrat presidenciale në kompleksin Walter Reed. Presidenti Trump është mirënjohës për dashamirësinë dhe mbështetjen që ka marrë ai dhe Zonja e Parë,”