Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë shënuar 267 raste të reja me Covid-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 19613.
Për fat të keq kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 shtatë pacientë.
Rajoni më i goditur mbetet Aticca, e cila sot regjistroi plot 123 raste të reja, ndërsa në Selanik u konfirmuan pozitivë 11 persona./Jo.Be/Fjala.al