Sot është Dita Botërore e Kafshëve.
Një ditë ku shumë të njohur e të panjohur bëhen bashkë për një kauzë, të mbrojnë të drejtat dhe jetën e kafshëve.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka shpërndarë sot nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare “Facebook” një postim dhe një afishe që tregon se sa e hershme është iniciativa për mbrojtjen e kafshëve.
Kjo ditë përkon me përkujtimin e vdekjes së Shën Françeskut të Asizit, në 1226, një nga mbrojtësit e parë të mëdhenj të të drejtave të kafshëve. Ai konsiderohet si i pari person që vendosi imazhin e qenies njerëzore në të njëjtin nivel me të gjitha gjërat e krijuara nga Zoti, përfshirë kafshët.
“Ne dëshirojmë që me rastin e kësaj date të ndanim me ju një afishe të veçantë që ruhet në AQSH të shoqërisë “Për mbrojtjen e shtazëve” drejtuar qytetarëve për t’i ndihmuar në mbrojtjen dhe përmisimin e racës shtazore. Në këtë afishe shkuhet: “Si me i mbrojtë Shtazën? Shoqnija per Mbrojtjen e Shtazëve, e cila asht nen patronazhin e naltë të N. M. Saj Nanës Mbretneshë, ekziston per të permisue gjendjen e shtazëve në Shqipni dhe per të ndalue keq-perdorimin e tyne. Kjo asht organizata qendrore e cila drejton të gjitha veprimet per t’i dalë në krye këtij qellimi”
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Të mbrojmë kafshët!
4 tetor, Dita Botërore e Kafshëve
Kjo ditë përkujton ekzistencën e jetës së kafshëve në të gjitha format e saj të mundshme. Gjatë kësaj dite, bëhen homazhe për të gjithë jetën e kafshëve që rrethojnë Tokën dhe kjo e bën të mundur ekzistencën e qenies njerëzore. Kjo datë nuk është e rastësishme, ajo përkon me përkujtimin e vdekjes së Shën Françeskut të Asizit, në 1226, një nga mbrojtësit e parë të mëdhenj të të drejtave të kafshëve. Ai konsiderohet si i pari person që vendosi imazhin e qenies njerëzore në të njëjtin nivel me të gjitha gjërat e krijuara nga Zoti, përfshirë kafshët.
Në vitin 1929, më 4 tetor, Dita Botërore e Kafshëve u shpall me iniciativën e Organizatës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve në një kongres të mbajtur në Vjenë. Objektivi kryesor ishte gjenerimi i një zgjidhjeje për problemin e specieve të rrezikuara. Dita festohet në 4 Tetor të çdo viti.
Ne dëshirojmë që me rastin e kësaj date të ndanim me ju një afishe të veçantë që ruhet në AQSH të shoqërisë “Për mbrojtjen e shtazëve” drejtuar qytetarëve për t’i ndihmuar në mbrojtjen dhe përmisimin e racës shtazore. Në këtë afishe shkuhet: “Si me i mbrojtë Shtazën? Shoqnija per Mbrojtjen e Shtazëve, e cila asht nen patronazhin e naltë të N. M. Saj Nanës Mbretneshë, ekziston per të permisue gjendjen e shtazëve në Shqipni dhe per të ndalue keq-perdorimin e tyne. Kjo asht organizata qendrore e cila drejton të gjitha veprimet per t’i dalë në krye këtij qellimi.” /Ra.My.Fjala,al/