Rita Ora flitet se është në një lidhje me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras.
Dyshja kaluan pushimet bashkë, mirëpo ata janë kujdesur që të mos shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin në publik.
Por duket se këtej e tutje ata kanë vendosur të mos fshihen më e ta shfaqin publikisht dashurinë. Së fundmi Rita dhe Romain janë fotografuar bashkë rrugëve të Londrës, duke ecur krah për krah me njëri-tjetrin. Të dy ata janë parë të veshur shumë thjesht me një xhup të zi, pantallona të së njëjtës ngjyrë dhe atlete.
![]()
Madje duket se gjërat mes tyre janë bërë familjare, pasi Rita dhe Romain i janë bashkuar në një kafe motrës së këngëtares, Elena Ora.
![]()
Për më tepër mediat britanike shkruajnë se Rita mund të jetë fejuar, sepse ajo është shfaqur me një unazë diamanti në gisht gjatë një darke me miqtë. Ka.Li/fjala.al