Dy vendet fqinje, që kanë zhvilluar një luftë në vitet 1990 për kontrollin e rajonit të Nagorno Karabakut, fajësuan njëri tjetrin për fillimin e sulmeve tri ditë më parë.

Ndërkohë 16 civilë janë vrarë që kur nisi shkëmbimi i zjarrit në pjesën veriore të kufirit. Dy vendet janë prej vitesh në konflikt mbi kontrollin e rajonit separatist të Nagorni Karabakut.
Mësohet se përplasjet e fundit janë larg Nagorni Karabakut dhe direkt ne kufirin midis dy vendeve. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se “udhëheqja politike dhe ushtarake e Armenisë do të mbajë gjithë përgjegjësi për provokimin”.

Ndërsa kryeministri armen, Nikol Pashianin, e akuzoi Azerbajxhanin për “provokime” dhe tha se ato nuk do të kalojnë pa përgjigje. Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje.
Përplasjet vijnë disa ditë pasi presidenti azer Aliyev foli për mundësinë e një lufte të re me Armeninë dhe dënoi bisedimet e ngecura për paqe. Më 7 korrik, ai kërcënoi të tërhiqet nga negociatat “nëse ato nuk japin rezultate”.
Nagorno Karabaku është një rajon i banuar me shumicë armene, që shpalli pavarësinë nga Azerbajxhani në mes të luftës së viteve 1988-1994, lufta nga e cila kanë humbur jetën mbi 30,000 vetë.

Që nga viti 1994, rajoni është nën kontrollon e forcave etnike armene, që Azerbajxhani thotë se përfshijnë trupa të furnizuara nga Armenia. Pretendimi i rajonit për pavarësi nuk është njohur nga asnjë vend. Ru. Do/ arkiva.fjala.al/