Deputetja Rudina Hajdari ka folur për mediat jashtë Parlamentit. Hajdari tha që Rama vuri interesat e një grupi të vogël mbi interesat e shqiptarëve.
“Ai nuk e bëri këtë, por vuri mbi interesat e të gjithë shqiptarëve interesat e një grupi njerëzish. Ai arriti të vërë interesat e njerëzve që përmendi edhe vetë, mbi interesat e shqiptarëve. U përpoqa me të gjitha mënyrat për ta ndaluar këtë proces fals. Kishte shansin të ndalonte seancën dhe të bënte një reflektim. Kryeministri po ta dëgjonit me vëmendje ai po fliste për pazare. Kjo betejë behet për ti rikthyer parlamentit sovranitetin“, tha Hajdari./Jo.Be/Fjala.al