Kryeministri Rama ka folur për mediat jashtë Parlamentit. Kreu i qeverisë është shprehur që Meta nuk ngopet duke ngatërruar dynjanë.
“Pyetja ime që mbetet pa përgjigje akoma është ‘çfarë borxhi i ka më Shqipëria ilir Metës?’ Në të gjithë historinë e saj Shqipëria nuk i ka dhënë asnjë tjetri çfarë i ka dhënë pa kursim Ilir Metës, të cilin e ka bërë kryeministër, kryetar kuvendi dhe president. Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët akoma për Ilir Metën? Një njeri që fatkeqësisht nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruari dynjanë. Pse? Çfarë do Ilir Meta akoma nga Shqipëria? Nuk e kuptoj“, tha Rama./Jo.Be/Fjala.al
Vijon…