Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se asnjë parti e vogël nuk ka sjellë gjë të mirë për Shqipërinë.
Kreu i qeverisë tha se partitë e vogla janë ato që kanë shqyer më shumë se PS dhe PD plaçkën shtet.
“Partitë e vogla janë parti pengmarrësish, që vijnë në parlament për të kapur një ministri dhe pastaj për ta bërë degë të thesarit të atij që ka vulën”, tha Rama.
“Shqipëria ka nevojë për të gjithë, por as nuk është sekret dhe as diçka për të cilën unë jam fshehur. Unë nuk jam udhëheqës i PS për të shqyer partitë e vogla. Bindja ime është se asnjë parti e vogël nuk ka sjellë gjë të mirë për Shqipërinë.
Janë grupe shantazhiere, partitë e vogla janë ato që kanë shqyer më shumë se PS dhe PD plaçkën shtet. Partitë e vogla janë parti pengmarrësish, që vijnë në parlament për të kapur një ministri dhe pastaj për ta bërë degë të thesarit të atij që ka vulën.
Kjo është e vërteta. Por fakti që kanë qenë të tilla deri sot nuk do të thotë se as të pengohen dhe as të jenë ndryshe nesër”, tha kryeministri Rama./Jo.Be/Fjala.al