Akademia e Sigurisë nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka njoftuar se mesditën e sotme ka përfunduar testimi fizik i aplikantëve, për 400 studentë për Patrullë të Përgjithshme.
Ylli Vasili, drejtori i Kolegjit të Policisë është shprehur se testimi fizik ka vijuar për 9 ditë rresht dhe se renditja e pikëve është bërë në bazë të kuotave të lira që ka në dispozicion çdo qark.
“Ky ishte një proces transparent, me shanse të barabarta, i monitoruar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe SHÇBA.
Tashmë procesi do vijojë me fazën tjetër, atë të testimit psikologjik“, është shprehur Ylli Vasili.
Njoftimi i plotë i Akademisë së Sigurisë:
Mesditën e sotme ka përfunduar testimi fizik i aplikantëve, për 400 studentë për Patrullë të Përgjithshme.
Drejtori i Kolegjit të Policisë Ylli Vasili, gjatë një prononcimi për median, ka theksuar se për 9 ditë rresht, në ambientet e repartit Special Renea u zhvillua konkurrimi fizik, në bazë qarqesh dhe renditja e pikëve është bërë në bazë të kuotave të lira që ka në dispozicion çdo qark.
Ylli Vasili: “Ky ishte një proces transparent, me shanse të barabarta, i monitoruar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe SHÇBA.
Tashmë procesi do vijojë me fazën tjetër, atë të testimit psikologjik. I uroj gjithë fitueseve në këtë fazë, suksese në fazat e tjera dhe njëkohësisht dua të falënderoj anëtarët dhe komisionet, për përkushtimin, ndershmërinë dhe profesionalizmin e treguar në menaxhimin e kësaj faze konkurrimi”.
Konkurrentët që janë kualifikuar në fazën tjetër do të njoftohen sipas procedurës nga Akademia e Sigurisë, për vijimin e fazës së tretë, testimin psikologjik./Jo.Be/Fjala.al